‘Altin Ndoci, vrasës me pagesë i Çopjave’, Dervishi: Ja ku dështoi siguria në arratisjen e vrasësit me pagesë
Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit gjatë një vizite mjekësore disa ditë më parë, duke e cilësuar ngjarjen si një dështim serioz të shtetit dhe një operacion të mirëorganizuar nga krimi i organizuar. Sipas Dervishit, përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet shtetërore që kishin detyrimin ligjor për ruajtjen e të paraburgosurit. “Arratisja ishte e organizuar. Problemi është te shteti që përgjigjet për të ruajtur atë njeri dhe nuk ka funksionuar në asnjë hap”, u shpreh gazetari. Ai ngriti dyshime edhe mbi arsyet e dërgimit të Ndocit në spital, duke theksuar se megjithëse u tha se ishte i sëmurë, ai u pa duke vrapuar “si një djalë i ri i shëndetshëm” gjatë arratisjes. Dervishi kritikoi ashpër procedurat e...
Burimi:
sot.com.al