Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë
Qeveria s’mund të bjerë më një protestë, është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, teksa ka komentuar protestën kombëtare të PD të zhvilluar pak ditë më parë. Alimehmeti u shpreh në emisionin ‘Frontline Interview’ se ndryshimi politik është një proces i gjatë dhe nuk realizohet brenda një dite. ‘Nëse dikush pret që qeveria të bjerë më një protestë kjo është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky është një proces nuk do të bëhet çdo gjë në një ditë, do të kalojnë edhe ditë të tjera. Mesazhet ishin të qarta në atë protestë. Po të shohësh ka protesta masive në Serbi dhe qeveria është akoma aty nuk e realizojnë dot...