Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij ‘non-grata’: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij ‘non-grata’: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

Ilir Alimehmeti u shpreh të enjten në mbrëmje se demokracia lind nga zgjedhjet e ndershme, por sipas tij, në Shqipëri ky mekanizëm është i cenuar. Ai iu referua raporteve të OSBE/ODIHR, të cilat sipas tij dëshmojnë qartë se proceset zgjedhore nuk garantojnë vullnetin e lirë të qytetarëve. “Kur një vend ndodhet mes autokracisë dhe diktaturës, vota nuk e rrëzon dot regjimin. Kjo s’ka ndodhur kurrë dot me votë të lirë, me votë, me votime. Sepse është shumë e qartë në sytë e të gjithëve që nëse ti je ndërmjet autokracisë dhe diktaturës, patjetër që largohet ai se e kupton këtu s’ka demokraci funksionale. Këtu vota nuk vlen për asnjë gjë se në fund fare ditës bën çfarë të dojë ky tjetri. Ky vend s’është demokraci....