Alimehmeti: Çmimet e ilaçeve u rritën 40-fish! Më 10 shkurt të protestojmë për jetën dhe shëndetin
Alimehmeti: Çmimet e ilaçeve u rritën 40-fish! Më 10 shkurt të protestojmë për jetën dhe shëndetinDrejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në foltoren e PD, tha se, një vendim i papritur dhe i pa paralajmëruar i qeverisë ka shkaktuar kaos në tregun farmaceutik, duke rritur ndjeshëm çmimet e dhjetëra barnave thelbësore. Disa ilaçe kanë pësuar rritje deri në 40-fish, duke vënë në vështirësi të madhe pacientët dhe farmacistët në të gjithë vendin.Alimehmeti tha se, Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë njëanshmërisht në çmimet e barnave pa asnjë njoftim apo konsultim me aktorët e tregut, duke e lënë farmacinë në situatë të pamundur për të përmbushur kërkesat për barna të rimbursueshme. Rritja prek ilaçe jetike, përfshirë antibiotikë, antitumoralë, për sëmundje autoimune dhe...
Burimi:
sot.com.al