Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, komentoi lëvizjet e fundit brenda partisë opozitare, duke nxjerrë në pah pazaret dhe marrëveshjet e dyshimta brenda kupolës së PD-së. Ai shtoi se kjo situatë ka shkaktuar apati brenda partisë dhe ka nxitur lëvizjen e Ervin Salianjit, i cili kërkon ndryshime dhe një rikthim të PD-së në një opozitë aktive. Ish-deputeti gjithashtu vuri në dukje se reforma zgjedhore e propozuar nga vetë opozita ka penalizuar më tej PD-në, duke dobësuar rolin e saj si forcë politike alternative. “Ka shumë lëvizje politike kohët e fundit që po zhvillohen në Shqipëri. Po zhvillohen në kampin socialist, ka zhvillime dhe në kampin e PD. Janë zhvillime që prekin dhe njërin dhe tjetrin kamp. Është një subjekt politik që vjen nga një humbje...
Burimi:
ntv.al