Alibeaj nxjerr detajet e forta: Gëzimi i brendshëm i Berishës për Ballukun, pse kryeopozitari festoi fshehurazi…

Alibeaj nxjerr detajet e forta: Gëzimi i brendshëm i Berishës për Ballukun, pse kryeopozitari festoi fshehurazi…

Vendimi i mazhorancës për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku në seancën parlamentare të 12 marsit ka hapur një debat të fortë politik dhe institucional për raportin e pushtetit me drejtësinë dhe për pasojat që kjo mund të ketë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në një intervistë, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj e konsideron këtë një moment të rëndë për raportin e politikës me drejtësinë dhe një sinjal alarmi për partnerët europianë. “Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është bazuar në dy shtylla kryesore. Njëra është ajo e natyrës gjeopolitike, për shkak edhe të nevojës që Bashkimi Europian ka për të shtuar hapësirën e sigurisë europiane; për këtë arsye luftërat andej-këndej e kanë shtyrë dhe e kanë shtuar...