Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena Gjoka. Komentet Alibeaj i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ ku tha se fisi i Irena Gjokës, me mbiemër Maneku, e kanë pritur Sali Berishën në Patos, gjatë kohës së lideri i opozitës së asaj kohe nuk hynte dot në jug të vendit, në vitet 1997-1999. Po ashtu Alibeaj tha se pas viteve 1997, kur PS kishte kapur sistemin gjyqësor, Irena Gjoka shihej si delja e zezë në Gjykatën e Fierit, pasi sipas tij, ishte e vetmja gjyqtare e djathtë. “Në 1997, pas 1997, Sali Berisha e kishte shumë të vështirë që të depërtonte në jug. Në 1999 ka qenë në Vlorë, pas...