Alibeaj është i bindur: SPAK do të shkojë në majë të politikës, Rama e Berisha në të njëjtën bankë të akuzuarish
Vendimi i mazhorancës për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku në seancën parlamentare të 12 marsit ka hapur një debat të fortë politik dhe institucional për raportin e pushtetit me drejtësinë dhe për pasojat që kjo mund të ketë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në një intervistë ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e konsideron këtë një moment të rëndë për raportin e politikës me drejtësinë dhe një sinjal alarmi për partnerët europianë.Alibeaj tha ndër të tjera se seanca e 12 marsit shërbeu si një provë e qartë për të kuptuar raportin real të kryeministrit dhe mazhorancës me drejtësinë ku sipas tij për herë të parë u pa qartë se sa larg është mazhoranca nga parimi i bashkëpunimit me drejtësinë, duke...
Burimi:
ntv.al