Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik
Juristi Neritan Alibali, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka komentuar rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vendimin e Kuvendit për të mos dhënë autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e saj. Alibali u shpreh se, pavarësisht se ka qenë kundër mënyrës si veproi SPAK, kjo ngjarje ka kontribuar në ndërgjegjësimin e politikës për një problem të madh në sistemin e drejtësisë. “Që në krye të herës unë jam deklaruar kundër pezullimit si shtrirje përtej kufirit kushtetues të SPAK, si masë që mori ndaj Zv. Kryeministres. Por më vjen mirë që kjo ngjarje ka bërë politikën të kuptojë se ‘Instituti i Paraburgimit’ si masë sigurie është përdorur në Shqipëri si kamxhik. Pra, që në momentin që ty të viheshin prangat,...
Burimi:
javanews.al