Aliaj: SHBA e ka bërë të qartë që nuk heq non-gratat

Aliaj: SHBA e ka bërë të qartë që nuk heq non-gratat

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, ka hedhur poshtë krahasimet mes Venezuelës dhe Shqipërisë. Ai tha se për Venezuelën, SHBA e ka bërë të qartë prej kohësh qëndrimin, duke i cilësuar grupet narkotike si terroriste, ndërsa për vendet e Ballkanit ka nxjerrë një ligj të veçantë. Sipas tij, në ligjin amerikan është e qartë që nuk hiqen “non-grata”-t; madje, për Ballkanin do të ketë edhe “non-grata” të tjera. Pjesë nga biseda: Aliaj: Që në fushatën elektorale, presidenti Trump ka thënë që do të jetë presidenti i paqes dhe kështu vazhdoi deri në disa momente të caktuara, pasi nuk është vetëm Venezuela. Rasti i Venezuelës, në gjykimin tim, sepse unë shoh që edhe në Shqipëri ka shumë që pretendojnë se ishte thyerje e sovranitetit. Amerikanët atë...