Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një letre të hapur të publikuar sot, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe rolin themelor të barazisë në ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe evropian. Ahmeti nënvizon se shtetet e qëndrueshme ndërtohen mbi parime të qarta, marrëveshje të mëdha politike dhe respekt të ndërsjellë, dhe se relativizimi i këtyre parimeve hap debate të panevojshme që nuk i shërbejnë askujt. “Ka çështje që nuk janë pronë e partive, por pjesë e marrëveshjes sonë për të jetuar bashkë, të barabartë dhe në një shtet evropian. Një prej tyre është statusi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”, shkruan Ahmeti, duke theksuar se barazia nuk është slogan, por...