Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi alarmin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që thotë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. “Ekziston një rrezik real, ndaj të cilit duhet reaguar. Me këtë njoftim, SHBA ngrejnë vetëdijen e popullit, por edhe i tregojnë palës tjetër që jemi në dijeni. Gjithashtu, heqin përgjegjësinë në raport me qytetarët e vet. Nëse SHBA ka informacion që diçka mund t’i ndodhë qytetarëve të vet, kanë për detyrim ta shpërndajnë. Nuk është befasi, Shqipëria trajtohet si shtet armik nga Irani. E kam fjalën nga regjimi iranian sepse populli iranian sot nuk ka ndryshim nga...