“Alarm serioz kombëtar”/ PL, akuza të rënda: Kjo do të thotë se shëndetësia “falas” ekziston vetëm në sloganet politike
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, deklaroi se sistemi shëndetësor në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë funksionimi dhe financimi, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë ekonomike të qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, Haxhiu u shpreh se shëndetësia shqiptare është shndërruar në “viktimë të propagandës dhe abuzimit qeveritar”, ndërsa sipas saj, mungesat në shërbime, problemet serioze të funksionimit dhe nënfinancimi kronik po e çojnë sektorin drejt kolapsit. Duke iu referuar anketës “Securimetri 2025” të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ajo theksoi se Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin në rajon. Sipas të dhënave të cituara, mbi 84% e shqiptarëve paguajnë shuma të konsiderueshme nga xhepi për të përfituar shërbime shëndetësore, pavarësisht se...
Burimi:
sot.com.al