“Alarm për Demostratë”, ambasada e SHBA apel qytetarëve amerikanë: Qëndroni larg protestës së opozitës
Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje personelit të ambasadës dhe qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes ditën e enjte. Përmes një njoftimi ambasada kërkon nga qytetarët që ditën e nesërme të qendrojnë larg ndërtesës së parlamentit, ku opozita ka paralajmëruar protestë në orën 10:00. Thirrja e Ambasada Amerikane në Tiranë: Mesazh për Qytetarët Amerikanë Subjekti: Alarm për Demonstratë Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Rruga George Ë. Bush, përpara Parlamentit Data/Ora: E enjte, 12 mars, në orën 10:00 të mëngjesit. Ngjarja: Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në ndërtesën e Parlamentit në Rrugën George Ë. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe ndërtesat qeveritare....
Burimi:
vizionplus.tv