Alarm në Kuvend, cili është qarku me përdorimin më të lartë të kokainës në vend
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në Kuvend se Elbasani është qarku më i madh në vend për përdorimin e kokainës. Sipas tij, përdorimi i narkotikëve sjell pasoja dramatike për shoqërinë dhe nuk është pasojë e sistemit demokratik apo e trashëgimisë nga një sistem tjetër, por një plagë e krijuar nga qeverisja. Boçi u shpreh se përdorimi i drogës është rritur ndjeshëm pas vitit 2013 dhe se sot narkotikët po konsumohen edhe nga shtresa shumë të reja, përfshirë moshat e paraadoleshencës. Ai tha se droga po shpërndahet edhe pranë shkollave, ndërsa mungon një raport i saktë për numrin real të përdoruesve. Sipas deputetit të PD-së, paradoksalisht, në qarqet më të varfra të vendit ka më shumë përdorues droge, çka tregon për një problem serioz...
Burimi:
vizionplus.tv