Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael
Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë për Klan News, ka folur sot, 28 shkurt, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe. Situata e jashtëzakonshme atje u përcoll që në minutat e para të intervistës, kur ajo u detyrua të ndërpriste për pak çaste komunikimin, për çështje sigurie. “Më duhet të largohem, ka alarme. Më duhet të futem te dhoma e sigurisë”, tha Kumbe. Më tej, tha se të vetëdeklaruar janë 11 qytetarë shqiptarë që ndodhen në Izrael për arsye studimore. “Janë nxënës shkolle, disa studentë, një vajzë turiste dhe dy qytetarë të tjerë të cilët ndodhen në Izrael për vizitë te familjarët e tyre. Komuniteti shqiptaro-hebraik, që janë rreth 1 mijë persona, janë mirë të gjithë. Qytetarët e tjerë janë shëndosh e mirë, i kemi udhëzuar me rregullat e sigurisë”, u...
Burimi:
javanews.al