Akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për një aleancë kundër popullit serb, ministri kroat-Vuçiçit: Duam paqe dhe…

Akuzoi Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për një aleancë kundër popullit serb, ministri kroat-Vuçiçit: Duam paqe dhe…

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar “një aleancë ushtarake kundër popullit serb”. “Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviç. Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviç tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje. Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia,...