Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci. Për herë të tretë ky i fundit nuk u paraqit në gjyq, teksa i ka dhënë prokurë të posaçme avokatit të tij Ervin Metallës. Ky i fundit nuk ndodhej në gjyq dhe kishte njoftuar togat e zeza se ndodhet  në një proces tjetër.  Benet Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Gazetarja Lusi Përgjegji bën me dije se gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën për të martën e ardhshme më 24 shkurt, ku SPAK do të lexojë kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes dhe mbrojtja do të bëjë kundërshtimet. E pandehur në këtë proces është...