Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Akuzat për vjedhjen e 50 milionë eurove dhe 300 apartamenteve, ja si i kërcënonte Balluku punonjësit e Ujësjellësit
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe, rreth një vit e gjysmë më parë, konkretisht më 31 maj 2024 bënte kompetenten dhe kërcënonte punonjësit e Ujësjellësit Kanalizimeve në Vlorë se do t’i çonte në SPAK. Sipas saj, ata kishin ngritur një skemë korruptive që grabiste qytetarët e Vlorës dhe bizneset. Zyrtarja më e larta e ekzekutivit, pas kryeministrit, e cila akuzohet nga opozita se ka një pasuri të pajustifikuar, me 300 apartamente dhe dy jahte paralajmëronte punonjësit se ishte e mirinformuar për dosjet e tyre dhe u thoshte se nuk do të ngelen në sirtar, por do t’i kallëzonte ajo vetë penalisht. Balluku, e cila nga bisedat në...