Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se ftesa e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes vërteton se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë një partneritet strategjik. Ajo e konsideroi këtë ftesë si një përgjigje të qartë ndaj akuzave të opozitës se vendi do të ishte futur në “listën e zezë” të SHBA-së pas pezullimit të vizave migratore. “Kjo ftesë është e mjaftueshme për të zhbërë fabrikimet lidhur me qasjen e administratës Trump ndaj qeverisë tonë apo vetë kryeministrit, të cilat kulmuan me dezinformatat për vendimin e rishikimit të politikës të qëndrimit të lejeve të punës për gati gjysmën e vendeve që SHBA ka marrëdhënie diplomatike. Ata që u turrën ta helmojnë publikun se SHBA na vendosi në listën...