Akuza për korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK dërgon për gjykim, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK dërgon për gjykim, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve, mes tyre ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Së bashku me Ahmetajn, në gjykim janë dërguar edhe Albina Mançka, Erjola Hoxha, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja. Sipas SPAK, Ahmetaj akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë”, të kryer në 9 raste, si dhe për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie në 15 raste dhe pastrim parash. Nga hetimet rezulton se ai dyshohet të ketë përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe përfitime të tjera nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes skemave të ndryshme,...