Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj gazetares Klodiana Lala, pas një komenti publik lidhur me çështjen e ndotjes nga plastika dhe rolin e inceneratorit të Tiranës. Në reagimin e tij, Rama thekson se ka vendosur t’i heqë emrin gazetares nga komenti jo për të shmangur polemikat personale, por për t’u fokusuar te ajo që ai e cilëson si “fakt skandaloz”: mënyra se si, sipas tij, një zë i opinionit publik dizinformon qytetarët. Kryeministri shprehet se është e papranueshme që qytetarëve t’u thuhet se inceneratori i Tiranës është përgjegjës për shishet dhe qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë dhe që, më pas, përfundojnë në lumenj, kanale kulluese dhe në det, duke bllokuar grykërrjedhjet dhe ndotur plazhet. “Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës...