Aktorja Rajmonda Bulku hap tubimin: Ajo frymë e vitit 1991 të rikthehet edhe sot
Pak momente më parë ka nisur zyrtarisht protesta kombëtare e radhës e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku mbështetës dhe simpatizantë nga e gjithë vendi janë mbledhur për të shprehur qëndrimet e tyre politike dhe qytetare. Tubimi u hap me fjalimin nga aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila solli një mesazh emocional dhe kujtoi një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. “Ju falënderoj që sot doni një fjalë edhe nga unë, të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, kur ne ishim të gjithë të bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë. Me ta, nuk patëm frikë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar se kishte Partinë Komuniste në krye,” u shpreh Bulku. Ajo theksoi se fryma e asaj kohe...
Burimi:
ntv.al