“Akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante…”/ Teliti, deklaratë: Një buxhet për propagandë dhe klientelë

“Akt i pastër arrogance dhe një shkelje flagrante…”/ Teliti, deklaratë: Një buxhet për propagandë dhe klientelë

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar ashpër pas miratimit të projektbuxhetit 2026 të Bashkisë Tiranë, duke e cilësuar procesin si një “akt të pastër arrogance” nga mazhoranca e majtë dhe një shkelje të parimeve të demokracisë vendore. Sipas Telitit, gjatë seancës së votimit mazhoranca ka vepruar në kundërshtim me rregulloren, duke përjashtuar nga votimi propozimet e opozitës dhe duke shpërfillur interesin publik. Ai bëri të ditur se grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike kishte depozituar paraprakisht 29 amendamente, të hartuara mbi shqetësimet e qytetarëve, familjeve, të rinjve, shtresave në nevojë dhe sipërmarrjes në kryeqytet. Teliti theksoi se mazhoranca refuzoi amendamente që parashikonin, ndër të tjera, uljen me 30% të taksës së pronës, përgjysmimin e tarifës së pastrimit dhe parkimit, si dhe...