Aksioni i PD, zbulohet ora se kur do të zhvillohet protesta e 22 marsit
Më 22 mars PD do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë “Rana”. Pas protestës së zhvilluar para parlamentit, të diel PD do i mbledh qytetarët në orën 18:00 para Kryeministrisë. Pas realizimit të dy skenarëve të tjerë, marshim-proteste dhe tubim paqësor para Parlamentit, PD i rikthehet skenarit klasik, protestë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se Rama është hartues i të gjitha skemave korruptimeve në vend dhe se ministrat vetëm zbatojë urdhrat e tij dhe për këtë arsye protestat do të vijojnë deri në largimin e kreut të qeverisë.
Burimi:
opinion.al