Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Rama i shpreh ngushëllimet homologut spanjoll

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Rama i shpreh ngushëllimet homologut spanjoll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz të Spanjës, ku humbën jetën dhjetëra persona. “I dashur Pedro Sánchez Me hidhërim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe timin, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë kohë pikëllimi. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që punojnë pa u lodhur në përgjigje të kësaj tragjedie.”- shkruan Rama në platformën X.