“AKSHI”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, jeton me qira

“AKSHI”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, jeton me qira

Në mbledhjen e grupit të PS, Kryeministri Edi Rama foli edhe për hetimet që ka nisur SPAK për AKSHI-n dhe ish-drejtuesen, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet aktualisht në masën arrest shtëpie. Kryeministri Edi Rama tha se çdo person ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm dhe t’u jepet mundësia të hetohen si njerëz të pafajshëm deri kur të provohet fajësia e tyre. “Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar. Çfarë fiton pastaj shteti”, pyeti kryeministri Rama. “Nuk di të them se ky shtet nuk mund të jete vendi që një institucion krenarie si AKSHI, i cili është duartrokitur, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe inxhiniere, vajza e djem që me në krye...