“AKSHI krenari e vendit”, Rama: Drejtoresha në arrest shtëpie, i vendosën në kurriz vilë e makina, ajo jeton me qira

“AKSHI krenari e vendit”, Rama: Drejtoresha në arrest shtëpie, i vendosën në kurriz vilë e makina, ajo jeton me qira

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij para deputetëve, Rama komentoi situatën e drejtores së AKSHI, Mirlinda Karçanaj e cila ndodhet aktualisht në arrest shtëpie. Ai theksoi rëndësinë e prezumimit të pafajësisë dhe rrezikun e dërgimit të mesazheve të gabuara tek ata që duan të kontribuojnë për shtetin. “Drejtorja e AKSHI sot ndodhet në Arrest shtëpie, nuk dua të them asgjë për çështjen, por dua të them që ky shtet nuk mund të jetë një vend që një institucion krenarie të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierët që me në krye drejtoreshën punonin pa orar. Nuk them që nuk duhet hetuar, e kundërta është e vërtetë. Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm...