“AKSHI është dosja familjare e Ramës”, Berisha shpërthen në akuza nga Brukseli: Kryeministri është në rrethin e kuq..
Sali Berisha deklaroi sot se ka zhvilluar takime në parlamentin belg me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm dhe anëtarë të këtij Komisioni, të cilëve thotë se u paraqiti “situatën dramatike në Shqipëri”. Edhe kësaj radhe, duke mos u shqetësuar për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, krydemokrati thotë se ngriti shqetësime edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu, ai tha se u shpalosi zyrtarëve belg idenë e Partisë Demokratike për krijimin e një qeverie teknike si zgjidhje për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nga Brukseli, Berisha tha se “Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe më shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës....
Burimi:
sot.com.al