Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor, e cila do të trajnojë të gjithë punonjësit e 61 bashkive të vendit, do të nisë punën brenda një muaji. Në një intervistë për TV Klan, Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, thotë se akademia u krijua në kuadër të integrimit të vendit, por edhe sfidave me të cilat do të përballen bashkitë për thithjen e fondeve që vijnë nga BE. “Procesi i integrimit do të sjellë standarde të reja të cilat janë të detyruara për t’u implementuar në pushtetin vendor. Rreth 65% e legjislacionit do të prekë autoritetet lokale dhe bashkitë duhet të jenë me patjetër gati për të pasur mundësi të absorvojnë të gjitha kërkesat e reja të cilat do të jenë detyrime ligjore. Kjo do të jetë sfidë...