“Ajo që ka ndodhur me rrugët e shkatërruara, dështim”/ Berisha: Rama ka asgjësuar drejtësinë dhe mbron Lubi Ballukun

“Ajo që ka ndodhur me rrugët e shkatërruara, dështim”/ Berisha: Rama ka asgjësuar drejtësinë dhe mbron Lubi Ballukun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës të PPE, foli për gazetarët, ndërsa u ndal tek akuzat për kryeministrin Rama dhe zv kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku. Vizita e tyre tha Berisha vjen në një moment historik, kur sipas tij “Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë dhe mbron Lubi Ballukun”. “U diskutua për narkoshtetin për këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto. Por unë nuk hy në detaje, sepse është rregulli Nga ky mision shumë i rëndësishëm presim rekomandime dhe mbështetje të re për kërkesat tona që Shqipëria të këtë zgjedhje të lira dhe shteti të funksionojë. Vijnë në një moment kritik, kur Rama ka asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për...