‘Ai mision, më jetik se kurrë’, Meta kujton mitingun e 2 Marsit: Nuk ndalemi kundër narkomafias që ka marrë peng vendin

‘Ai mision, më jetik se kurrë’, Meta kujton mitingun e 2 Marsit: Nuk ndalemi kundër narkomafias që ka marrë peng vendin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, duke kujtuar mitingun e 2 marsit gjashtë vite më parë, ku doli në mbrojtje të Kushtetutës. I paraburgosur me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për disa akuza që prej 21 tetorit 2024, Meta ka kujtuar nga qelia atë ditë që e quan “misionin e popullit të 2 marsit”. “Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik! Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!”, shprehet ai mes të tjerash...