“Ai ka vetëm interesa private”/ Berisha komenton foltoret e Salianjit
“Salianji është vetëpërjashtuar! Ndarja me këta njerëz nuk na dobëson, por na forcon”. Kështu u shpreh sot kreu i PD, Sali Berisha i pyetur nga ndjekësit e tij për takimet intensive të Ervin Salianjit me strukturat demokrate dhe mbështetësit e opozitës në bazë. Berisha e quan Salianjin të vetëlarguar nga Kryesia e PD dhe shton se ndarja me të nuk e dobëson opozitën. Bashkëbisedimi i Berishës me ndjekësit Arbër Mitrushaj: Ftesës së Salianjit për foltore, si duhet t’i përgjigjemi? Sali Berisha: Salianjit t’i përgjigjeni si një njeri që ka përjashtuar veten nga PD. I dashur Arbër, as ti, as unë dhe asnjë njeri, asnjë njeri, nuk është përgjegjës për aktet e paligjshme ndaj atyre që janë përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme....
Burimi:
ntv.al