“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”
Gazetari Artan Hoxha ka debatuar me ish-ministrin Enkelejd Alibeaj në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN mbi arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Artan Hoxha është shprehur se ishte fat që Ahmetaj u arratis dhe që po dëshmon mbi korrupsionin qeverisës, pasi sipas tij, nëse do të ishte në qeli ai do të kishte mundësi vetëm të zgjidhte supër të cilën do hante. Hoxha me ironi shtoi gjithashtu se Ahmetaj nëse nuk do ishte arratisur, do të ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit gjatë përmbytjeve. Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk mund të quhet fat dhe arritje që një i pandehur i është arratisur drejtësisë. Teksa e quajti Ahmetajn si mëkatar, Alibeaj tha gjithashtu se ai duhet të ishte...
Burimi:
javanews.al