Agron Shehaj: Rama i quajti prokurorët qen dhe minj, shumë shpejt i pandehur
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve sot, teksa i sulmoi me etiketime fyese në kohën kur prezantonte nismën ligjore të PS për të ndaluar SPAK-un të kërkojë pezullim nga detyra të kryeministrit dhe anëtarët e kabinetit qeverisës. Sipas Shehajt, ka një arsye të thjeshtë dhe të qartë pse Rama intensifikoi gjuhën e ashpër sulmuese kundër prokurorëve duke përdorur cilësimet fyese “qen dhe minj” ndaj tyre. Pas kërkesës për arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku dhe pezullimit të saj nga detyra, Shehaj thotë se Rama kërkon të caktojë një pushtet absolut dhe të paprekshëm për veten e tij, teksa shumë shpejt kryeministri mund të merret i pandehur, nënvizon kreu i “Mundësia”. Shehaj i referohet kësaj deklarate...
Burimi:
ntv.al