“Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit”/ Berisha: Kunati i Edi Ramës përcakton tenderat

“Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit”/ Berisha: Kunati i Edi Ramës përcakton tenderat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndalur turin e “Foltores” në Kurbin, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë me akuza të forta ndaj qeverisë, institucioneve shtetërore dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha deklaroi se, sipas tij, agjenci shtetërore janë përdorur për të ushtruar presion dhe dhunë ndaj biznesmenëve me qëllim tërheqjen e tyre nga tenderat publikë. Ai pretendoi se persona janë marrë peng dhe janë dërguar në ambiente private të lidhura me individë të botës së krimit, duke e cilësuar këtë situatë si të paprecedentë. “A mund ta imagjinoni një agjenci shtetërore që merr peng njerëz, biznesmenë e punonjës, për t’i detyruar të tërhiqen nga tenderat?”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë si një realitet që, sipas tij, nuk ekziston në asnjë vend...