“Afera e sterilizimit fundos Ramën”, Teliti reagon ashpër: Pas 1 dekade korrupsion, koncesioni rrëzohet

“Afera e sterilizimit fundos Ramën”, Teliti reagon ashpër: Pas 1 dekade korrupsion, koncesioni rrëzohet

Pas një dekade debatesh të ashpra dhe akuzash për korrupsion, qeveria ka vendosur të tërheqë koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, duke ia rikthyer këtë shërbim menaxhimit publik. Ky vendim vjen pas një periudhe 10-vjeçare ku shërbimi operohej nga një kompani private, një kontratë që ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe ka çuar disa zyrtarë dhe biznesmenë para drejtësisë. I ftuar në  nje emision televiziv, Dorian Teliti shprehet se ky ndryshim kursi nga ana e qeverisë është një pranim i dështimit dhe vërteton akuzat e vazhdueshme të opozitës se kontrata ishte një “aferë pastër klienteliste dhe korruptive”. Ai thekson se premtimi fillestar i mazhorancës për një shërbim më cilësor dhe me kosto më të ulët rezultoi një fabul, ndërkohë që realiteti ishte krejt tjetër....