Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Afera e Ballukut me Porto Romanon përfundon në tavolinën SPAK, si u përdorën shkeljet ligjore, afatet e parregullta,…
Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka mbërritur një kallëzim penal që hedh dritë mbi një nga procedurat më të diskutueshme të viteve të fundit, tenderimin për ndërtimin e Portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano. Sipas dokumenteve që disponon gazeta “SOT” që tashmë ndodhen në tavolinën e SPAK, gjithë procesi shumëvjeçar që nga projektimi deri te faza e fundit e vlerësimit të ofertave është shoqëruar nga shkelje të ligjit, konflikt interesi, manipulim afatesh dhe eliminim të qëllimshëm të konkurrentëve më të fuqishëm botërorë, duke e çuar tenderin drejt një fituesi të vetëm, një kompanie qipriote të lidhur me grupin grek Archirodon. Dokumentet e dorëzuara në SPAK përmbajnë datime, ngjarje të verifikuara, referenca ligjore dhe dyshime të bazuara mbi mënyrën se si është...