Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së?

Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së?

Me 18 nëntor 2025, Kryesia e PDSH- së, mori një vendim për zhvillimin e zgjedhjeve në ato degë ku kryetari kandidoi për deputet, dha dorëheqje apo ishte i komanduar për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 2025. Sipas të njëjtit vendim, afati i fundit për mbylljen e këtij procesi në degët demokrate, mes të cilave edhe Shkodra, ishte data 31 janar 2026.Ndërsa kanë mbetur edhe më pak se dy javë nga ky afat, jo vetëm në Shkodër por në asnjë degë, nuk flitet jo për zgjedhje kryetarësh, por as për procedura mbledhjesh dhe propozimesh eventuale të kandidaturave, sipas udhëzimit përkatës, të cilin e morën me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka. Sigurisht, kjo situatë e brendshme në PD, u ndërlidh me zhvillime politike të rëndësishme,...