Adriatik Lapaj ironizon protestën e PD: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar me ironi pas protestës së Partisë Demokratike, duke theksuar se beteja e vërtetë është qëndresa e vazhdueshme në shesh dhe jo largimi pas pak orësh. “Shumë demokratë po më thoshin ‘Adriatik na u bashkoni’, por i thashë: t’u bashkohemi për çfarë? Nëse është për të qëndruar në shesh dhe ta detyrojmë Edi Ramën të tërhiqet, këtu jemi, dakord. Por t’u bashkohemi që pas dy orësh të ikim prapë, nuk e bëjmë këtë punë,” u shpreh Lapaj. Sipas Lapajt, përmes qëndresës po i jepet jehonë problemit në mbarë botën dhe po ushtrohet presion mbi aktorë të tjerë opozitarë që të bashkohen në protestë. “Përmes qëndresës nuk po lëmë që të mbyllet kjo plagë, po bëjmë presion edhe...
Burimi:
ntv.al