Adriatik Lapaj fton njerëzit të dalin në protestë

Adriatik Lapaj fton njerëzit të dalin në protestë

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një lidhje direkte nga sheshi përballë Kryeministrisë, u bëri thirrje qytetarëve të vrasin frikën dhe të protestojnë ditën e shtunë në orën 18:00. Lapaj tha se fton të gjithë grupet e interesit, qytetarët, por edhe partitë politike të bashkohen nën flamurin kombëtar dhe jo logo partie, për të protestuar masivisht. Biseda: Adriatik Lapaj: Në paraburgimin e Durrësit, siç u pa, u gjykua që një person me rrezikshmëri të lartë ruhej nga dy persona, ndërkohë mua këtu dhe këta të rinjtë e tjerë, që po bëjmë protestë qytetare, që e ka fokusin te qëndresa, na sjellin çdo natë 35, 65, e me rradhë, policë masivë për të marrë plastmasin, karriket, siç i prishet terezia liderit suprem. Ky shtet është...