Administrata “Trump” fut në rreth të kuq Edi Ramën, SHBA shtojnë kontrollet mbi korrupsionin dhe vjedhjet shtetërore…

Administrata “Trump” fut në rreth të kuq Edi Ramën, SHBA shtojnë kontrollet mbi korrupsionin dhe vjedhjet shtetërore…

Rigels Seliman Administrata “Trump” duket se ka vendosur Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama nën një vëzhgim të rreptë, duke futur korrupsionin shtetëror në “rreth të kuq” amerikan. Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ofensivë të re kundër vjedhjeve shtetërore dhe abuzimeve me pushtetin në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të drejtpërdrejtë janë prokurimet publike, gjyqësori dhe institucionet kyçe të qeverisjes. Dokumentet strategjike parashikojnë rritje të mbikëqyrjes ligjore dhe rregullatore mbi lirinë e informacionit dhe transparencën shtetërore. SHBA kërkojnë goditje të korrupsionit politik, veçanërisht aty ku përfshihen tenderët dhe fondet publike. Një vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes kibernetike dhe rrjeteve të infrastrukturës digjitale të shtetit. Uashingtoni synon të forcojë rolin e institucioneve të pavarura dhe mediave investigative. Ballkani Perëndimor do të përfshihet në iniciativa të reja...