A u ndikua nga jashtë vendimi i GJK për Ballukun? Ja si përgjigjet pedagogu i njohur
Akademiku Artan Fuga, gjatë një prononcimi për një emision televiziv, analizoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, duke përdorur “teorinë e lojës”, për të kuptuar vendimin 4-4 të gjyqtarëve. Sipas kësaj teorie, mundësitë janë ose probabiliteti që të dalë një rezultat i tillë, në këtë rast i ulët, ose që anëtarët e GJK të jenë marrë vesh me njëri tjetrin, ose të ketë ndërhyrje nga jashtë. Fuga deklaroi se ka edhe elementë të tjerë problematikë në zbardhjen paraprake të vendimit. “Unë do të thosha, analizën time e bëra duke u mbështetur te teoria e lojës, një teori e famshme në ekonomi, me baza matematikore, në psikologji, sociologji dhe shpeshherë, themeluesit e saj marrin shembull nga pokeri, tenisi, dominoja, për ta bërë të thjeshtë. Duke...
Burimi:
sot.com.al