A u hakerua SPAK?/ Dervishi: Dikush u fut në faqe dhe iu kërkuan kredencialet, ja fjalëkalimi që përdornin prokurorët

A u hakerua SPAK?/ Dervishi: Dikush u fut në faqe dhe iu kërkuan kredencialet, ja fjalëkalimi që përdornin prokurorët

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur mbi hetimet që lidhen me ndërhyrjen në sistemet e SPAK, duke sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si janë aksesuar dosje dhe materiale hetimore. Sipas Dervishit, në dosjen hetimore përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama, por ai theksoi se kjo nuk do të thotë se ka më shumë se kaq në përmbajtjen e saj. “Përmendet emri i Ramës në atë dosje, por nuk besoj se ka më shumë se kaq”, u shpreh gazetari, duke shtuar se ngjarja u bë publike disa muaj më parë, por nuk u kuptua qartë në atë kohë. Ai shpjegoi se fillimisht u hodhën dyshime dhe insinuata se si kishin dalë dosjet nga SPAK, ndërsa më pas u mësua se kishte pasur një ndërhyrje...