A rrezikojnë qeverinë deklaratat e Ramës përballë përfaqësuesve amerikanë? Vokshi: Jo, ia ka “shkulur puplat” opozitës
A rrezikohet qeveria socialiste nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë përballë përfaqësuesve amerikanë? Kjo ishte një tjetër pyetje e drejtuar nga moderatorja e “Quo Vadis”, Pranvera Borakaj, për analistët dhe ekspertët e ftuar në studio. Për analistin Indrit Vokshi, Rama ka sot luksin të luajë si të dojë me ndërkombëtarët, pa iu rrezikuar aspak pushteti, pasi sipas tij ai ia ka “shkulur puplat” opozitës. Sipas tij, opozita nuk i imponon dot qeveri teknike Ramës, pasi nuk i ka numrat në Kuvend që mund të sillnin bllokim ligjesh. Pjesë nga biseda: Vokshi: Ka qenë një epokë kur Rama doli dhe foli kundër Trump. U çua gjysma e Shqipërisë dhe thanë që do vijë Trump, do e rrahë Ramën, por kjo nuk ndodhi....
Burimi:
vizionplus.tv