A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

Duke theksuar se e ka lexuar statutin e Bordit të Paqes që pritet të krijohet nga presidenti amerikan Donald Trump, analisti Baton Haxhiu foli mbrëmjen e sotme, 19 janar, në “Opinion” mbi natyrën, misionin dhe pasojat politike të kësaj strukture të re ndërkombëtare. Sipas Haxhiut, më 25 dhjetor 2025, ka nisur përpilimi i dokumentit dhe është hartuar statuti i bordit. I pyetur mbi misionin e kësaj strukture, ai theksoi se Bordi i Paqes duhet të analizohet në disa plane: politik, juridik dhe ekzekutiv, për të kuptuar realisht se si do të funksionojë. “Bordi është themeluar me statut. Janë ftuar disa vende, të cilat, në një mënyrë ose tjetër, nuk mund t’i thonë jo Amerikës. Një prej tyre është Shqipëria”, u shpreh Haxhiu. Ai bëri me...