A mund të kandidojë Salianji në garën për PD-në? Përgjigjet demokrati në QUO VADIS

A mund të kandidojë Salianji në garën për PD-në? Përgjigjet demokrati në QUO VADIS

Mes pakënaqësive për humbjet elektorale dhe në mesin e protestave të vazhdueshme, demokratët përgatiten për zgjedhjet e brendshme. Më 23 maj, anëtarësia e Partisë Demokratike është thirrur për të zgjedhur kryetarin e ri. I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, anëtari i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha, shpjegoi se çdo kandidat që dëshiron të marrë pjesë në garë duhet të depozitojë dokumentet tek komisioni i ngritur. I pyetur nëse Ervin Salianji mund të kandidojë, Hoxha theksoi se dorëzimi i dokumenteve është hapi i parë, dhe komisioni është ai që merr vendimin përfundimtar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mund të kandidojë Ervin Salianji për Partinë Demokratike? Lisandër Hoxha: Sa i përket statutit, nëse Salianji apo dikush tjetër dëshiron të jetë kandidat për garën brenda Partisë...