A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme? Rama: Të keqen e kemi brenda! Ushqejnë shpresë të kota për rrëzimin tim

A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme? Rama: Të keqen e kemi brenda! Ushqejnë shpresë të kota për rrëzimin tim

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende. Siç thotë ai për fat të mirë Shqipëria nuk është e përfshirë fizikisht, por nuk i shmanget dot në anën politike. Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë. “Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më...