A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme?
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar ironikisht ndaj opozitës, teksa u ndal te konflikti që ka lindur në Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulmet Në podcastin e përjavshëm të tij, ‘Flasim’ në ‘facebook’, Rama theksoi se “të keqen më të madhe e kemi brenda, burimin e dezinformimit, të gënjeshtrave dhe lajmeve të fabrikuara”. Ai shtoi se lajmet për sulme në Shqipëri janë prodhuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Kryeministri nënvizoi gjithashtu se Shqipëria është anëtare e NATO, duke përmendur rastin e Turqisë, ku aleanca demonstroi fuqinë duke neutralizuar një raketë. “Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen...
Burimi:
ntv.al