A ka të drejtë Parlamenti të refuzojë arrestimin e Ballukut? Ergys Mërtiri zbulon detajet: Pritet të…
Vendimi për mosdorëzimin e Ballukut është një shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese dhe një ndërhyrje në punët e pushtetit gjyqësor me të vetmin qëllim, pengimin e hetimeve. u shpreh Ergys Mërtiri. Pretendimi i Ramës se Parlamenti ka të drejtë të refuzojë heqjen e imunitetit, nuk qendron aspak. Parlamenti nuk ka të drejtë të vendosë se çfarë mase duhet të marrë gjykata ndaj një personi në hetim. Kjo është kompetencë ekskluzive e Gjykatës dhe pengimi i kësaj mase përbën ndërhyrje në territorin e gjyqësorit duke e penguar atë të bëjë punën e vet. Pyetja shtrohet, përse kushtetuta i ka dhënë të drejtë Parlamentit të vendosë për heqjen e imunitetit? Ka vetëm një arsye: Të ndalojë vendimin në rast se gjykata abuzon dhe përdor masa shtrënguese...
Burimi:
sot.com.al